Avni Rrustemi (Frymëzim atdhetarizmi e qendrese) |
Avniu i kuptoi me mire dhe me çarte nga te tjeret qellimet grabitqare te shteteve fqinje te cilat hapur e fshehur po synonin ri copetimin e Shqiperise, per fat te keq e gjitha kjo me mbeshtetjen dhe qendrimin antishqiptar te disa nga Fuqive te Medha te cilat nen ndikimin e Rusise Cariste po mbyllnin njerin sy para invadimeve serbe, Greke e Bullgare ne territoret shqiptare. Ne kete mes, doren ne zemer edhe me qendrimin e imzane e Portes se larte e cila per me se pese shekuj shqiptareve ua kishte sjelle diellin mbi koke! Keshtu qe, politika e atehershme Franceze, Angleze etj. atebote ishin te gatshme qe Shqiperine ta fshinin qofte edhe nga harta evropiane si shtet.
Perballur me kete gjendje te rende Avniu dhe bashkeluftetaret e tij, nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar te gjitha forcat e veta e me rinine djaloshare po vepronin ane e kend atdheut. Ne menyre qe te ishin gati edhe me arme ne dore per t’i dale ne mbrojtje tokes sone te shenjte, ku veç kishin filluar t’i ngulnin thonjte e tyre ne tokat tona si Italia qe kishte mesyre Vloren!
Avniu, ishte atdhetar e demokrat, revolucionar dhe intelektual, qe çeshtjen e atdheut e kishte vene mbi te gjitha, madje edhe mbi jeten e tij. Ai, duke e ndier si nevoje te kohes qe djemte atdhedashes t’i mobilizoi dhe t’i kete kurdohere te gatshem, per te qene prane e prane, themeloi Shoqerine Demokratike „Bashkimi“, shume nga pikat e ketij programi edhe sot e kesaj dite nuk e kane humbur aktualitetin e tyre. Avniu ishte pjesetar i denje i opozites demokratike ne Asamblene Kombetare mu ne prag te Revolucionit Demokratik Borgjez te Qershorit te vitit 1924, ishte kjo Qeveria e pare Demokratike ne Ballkan e me gjere qe udhehiqej nga bijte me te devotshem te shqiptarise ne krye me Fan Nolin e madh.
Avniu punoi si mesues ne Libohove, pastaj ne Targjas te Vlores, ne Tepelene e ne Vlore etj. Ai, ishte rreshtuar me kohe ne mjedise atdhetaresh, qe po perpiqeshin e luftonin me pushken krahut per te zmbrapsur lakmite e armiqve te Shqiperise si dhe per te penguar perçarjen e vendit nga agallare e bejlere driteshkurter, te cilet i kishte verbuar lakmia per prona, ç’fliqe. Qellimet e Avniut dhe bashkemendimtareve e bashkeluftetareve te tij, ishin te prera dhe te çarta: liria dhe pavaresia e teresise tokesore shqiptare, pra qendrese, lufte dhe perpjekje per Shqiperine e lire, sovrane e demokratike, qe do te jetonte ne fqinjesi te mire me te gjitha ato shtate qe do ta respektonin kete parim universal nderkombetar.
Ne vitin 1908, Avniu braktisi bankat shkollore dhe iu bashkua çetes se Çerçiz Topullit. Qe me 1910, Avniu me kobure ne dore beri perpjekje qe ta qeronte nga faqja e dheut (ne Shkoder) Gjeneralin otoman, gjakpiresin Shefqet Turgut Pashen, komandant i ekspedites turke ne Shkoder. Atebote, Avniu ishte ne moshe fare te re, por me veprimin tij te guximshem, ai tregoi se si duhet te „dekorohen“ pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtaret e vendit! Ky ishte nje frymezim i mire per te gjithe popujt e pushtuar e ne kete kontest edhe per ne, qe per liri dhe bashkim te vendit jemi perpjekur pareshtur nder vite deri tek ditet e sotme, ku shume bije te devotshem kane ndjekur rrugen e Avniut, Çerçizit, Zaskocit, Micit, Vasilit, Kushit, e dhjetera bijve tane te devotshem, qe u flijuan per!
Ne vitin 1914, Avniu u radhit ne radhen e forcave çlirimtare te vendit, qe per pikesynim kishin çlirimin e Jugut te Shqiperise nga pushtuesit grek te cilet ishin futur ne tokat tona!
Me 1918, Avniu e mori edhe nje nismen per themelimin e Shoqerie atdhetare te te rinjve Vlonjat, qe e pagezoi me emrin: „Djaleria e Vlores“. Drejtimin e shoqerise e mori persiper vet Avniu, i cili pa humbur kohe se bashku me bashkeveprimtaret dhe bashkemendimtaret e tij u vune ne nje levizje te shpejt ne menyre qe me 28 Nentor 1918, te organizonin nje demonstrate te fuqishme kunder pushtuesit Italian, dhe kete e arriten me sukses.
Nje vit me vone, pra me 1919, ne Shen Miter, Avniu themelon edhe; „Lidhjen Rinise Shqiptare“ e cila kishte per qellim mbrojtjen e te drejtave tona kombetare etj.
Akti historik dhe heroik qe Avniu e kreu me 13 qershor 1920, kur me atentat vrau ne Paris Esat Pasha Toptanin- Kryetradhtarin e vendit, veglen e shteteve fqinje, njekohesisht edhe te fuqive te huaja dhe shitesin e interesave te Shqiperise, tronditi Konferencen e „Paqes“ ne Paris dhe prishi planet qe beheshin per ricopetimin e Shqiperise se edhe ashtu te pergjysmuar!
Ky akt heroik e historik i Avniut, qe ekzekutoi ne mes te Parisit tradhtarin e kombit Pasha Toptanin, ishte akt atdhetarie e vendosmerie qe do t’iu binte kokes te gjithe atyre qe do te guxonin te benin pazar ne dem te tokave shqiptare!
Kushtrimi i krismave te kobures se Avniut, ishte kushtrim per bashkimin e te gjithe atyre burrave qe perpiqen per çlirimin e trojeve shqiptare, njekohesisht verejtje per te gjithe ata qe ushqenin dhe ndihmonin perçarjen vendit, verejtje per te gjithe ata qe u sherbenin pushtuesve tane shekullore sllavo-grek, verejtje per te gjithe ata qe synonin kolltuket e “pushtet” nen tutelen e pushtueseve tane!
Avniu me aktin historik qe kreu, i tregoi botes se dora e popullit do t’i arrije tradhtaret e kombit tone- edhe ne Paris, Londer e kudo qe te fshihen e strehohen ata! Avniu, gjyqin e Parisit, qe iu ngrit per ta denuar ate, e shnderroi ne nje tribune politike, ku mbrojti me konsekuence te drejtat shqiptare, duke fituar keshtu simpatine e qindra intelektualeve te kohes, te cilet u solidarizuan me qellimin e larte te vepres se Avniut dhe me te drejten e popullit shqiptar per te qene i lire ne tokat e veta. Neper te gjitha qytetet e Shqiperise organizoheshin tubime e manifestime ne shenje perkrahjeje te Avniut me te vetmen kerkese: „LIROJENI DJALIN TONË!”- tradhtaret plumbin e kane hak...
( DY KRISMA NË PARIS - Filmi Kushtuar Avni Rrustemit)
Forcat e erreta Monarkiste, pergatiten likuidimin e Avniut, ai ra me 22 prill, ra per te mos rene kurre!... Figura e Avniut do te qendroje larte ne ndergjegjen e luftetareve te lirise!
NDERIM
I PERJETSHEM JETES DHE VEPRES SE NDRITUR TE AVNIUT!