Friday, September 11, 2015

Shkolla fillore "Avni Rrustemi" me sukses drejt Europës - Reportazh nga Ramiz Dërmaku


Në kuizin e diturië "Europa më afër" të organizuar nga Komisioni i Europës dhe MASHT'i, Shkolla fillore nga Karaçeva e Epërme "Avni Rrustemi",  zuri vendin e parë në Republikën e Kosovës.

Reportazh nga Ramiz Dërmaku / 13 Qershor 2011

Ishte ditë qershori e vitit 2011, ne në planprogramin tonë kishim paraparë që ta vizitojmë shkollën fillore "Avni Rrustemi" në Karaçevë të Epërme, komuna e Dardanës. Atë ditë vere unë orvatesha të shënoja çdo gjë që shihja, çdo gjë më dukej e bukur dhe joshëse. Ndahemi nga aksi rrugor Shipashnicë - Gjilan dhe ia mësyejmë fshatit Karaqevë e Epërme, pikërishtë Shkollës Fillore "Avni Rrustemi". Sa më tepër që i ofrohesha fshatit Karaqevë e Poshtme, aq më tepër më shtoheshin të rrahurat e zemrës dhe asesi nuk mund të qetësohesha, më dridhej trupi, ndjeja një dhembje. Të dy anët e rrugës ishin të mbushura me lulëbozhuri, të cilat ia shtonin bukurin rrugës.Por në anën tjetër këto lule bozhuri, më përkujtonin gjakun e derdhur të popullit shqipëtarë për çlirimin e Kosovës. Po thashë vetmevehte nga gjaku i derdhur i martirëve kanë mbirë këto lule..., vazhdojmë rrugën gjarpërore, për pakë çaste më kujtohet.., në maje të kodrës-bregut dikur ne luanim futboll..., e sot..., nuk guxon ta kethesh as kokën, sepse aty patrullon gjandarmëria serbe. Në qendër të fshatit Karaçevë e Epërme, pasi ne nuk e dinim rrugën që shpie drejtë shkollës, ndalim veturën dhe pyesim një fshatarë? Ku ndodhet shkolla e Karaçevës së Epërme, dhe cila rrugë të shpie drejtë saj?
Lapidari i dëshmorit të kombit Ramadan Kastrati
Ai me një zë të ultë na tregon. Nisemi drejtë shkollës kur para nesh qëndron krenarë lapidari i dëshmorit të kombit Ramadan Kastrati-t. Ndalim veturën, dalim jashtë ecim drejtë lapidarit, dhe i bëjmë një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe falenderimi për të gjitha që ai bëri për çlirimin e Kosovës. Vedati, nga qanta nxjerrë aparatin dhe bënë dy fotografi.
Rruga e cila na shpiente drejtë shkollës ishte një rrugë e asfaltuar por shumë e ngushtë. Shkolla ndodhej rrënzë maleve të larta, e rrethuar me pisha. Ne rrugë takojmë punëtorin teknik Refik Kastratin, i cili na përshëndetë ngrohtësishtë dhe na dëshiron mirëseardhje. Muret e lokaleve të shkollës ishin të mbushura me aktivitete shkollore. Ne aty pamë grupin e poetëve të rinjë, grupin e historianëve, gjeografëve, artit figurativ, biologëve, kimistëve, grupin punues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Fëmijëve, grupin e kulturës fizike, etj. Pra, këto të gjitha që pamë ne tregonin se aty ku punohet me seriozitet dhe përkushtim nuk mungojnë edhe rezultatet.

Historiku i Shkollës Fillore "Avni RRUSTEMI", në Karaçevë e Epërme.
Mësues - Ndue Zef Markaj
Shkolla Fillore në Karaçevë të Epërme për herë të parë u hap në vitin 1945, në shtëpinë e Bajram Kastratit e cila kishte 35 nxënës, ndersa mësues i parë ishte NDUE ZEF MARKAJ - nga Reçi i Shqipërisë. Me kalimin e kohës numri i nxënësve rritej, ndersa objekti ku zhvillohej mësimi nuk i plotësonte kushtet më elementare për mbajtjen e procesit mësimor. Fshatarët duke e kuptuar rëndësin e arsimit, në vitin shkollor 1955 -1956, iu përveshën punës për ndërtimin e një shkolle të re me dy klasë mësimi. Me ndërtimin e këtyre dy klasëve jo që u përmirësuan kushtet për zhvillimin e procesit edukativo arsimor por arriheshin rezultate inkurajuese edhe në suksesin e nxënësve dhe mbarë procesin edukativo-arsimor.
Gjatë vitit shkollor 1974 - 1975, në Karaçevë të Epërme, hapet edhe klasa e VIII-të, kështu që shkolla jonë bëhët shkollë e plotë fillore, deklaron drejtori i shkollës z. Agim Kastrati, deri në shtatorin e vitit 2003 nxënësit e të dy fshatërave; Karaçevë e Epërme dhe Karaçevë e poshtme. Falë kontributit të Mërgimtarëve dhe fshatarëve të fshatit në vitin 2001 ne filluam ndërtimin e shkollës së re ku ne jemi duke biseduar sot. Deri sa ne pinim nga një gotë ujë, z. Basri Kastrati pjesëmarrës i luftës së fundit të UÇK-së, i zhgënjyer me të gjitha dukurit negative që i kanë përfshirë institucionet tona; korrupsioni, karierizmi, bajraktarizmi, familjarizmi, majtizmi, marksizmi, lenininizmi dhe shumë e shumë dukuri tjera negative, merr ë frymë thellë.., ofshan dhe thotë; Unë shumë njerëz njohë dhe e dij se nuk kanë marrë pjesë në luftë për çlrimin e Kosovës.., nga okupatori serbo sllavë, e sot ndodhen në listën e pjesëmarrësve të luftëtarëve apo invalidëve të UÇK-ës. Kjo është një turp s'pari i atyre që kanë pranuar të gënjejn, e pastaj edhe i atyre që i kanë pranuar gënjeshtrat e tyre. Basriu ishte tejet i revoltuar me disa dukuri negative të cilat po e pengojnë ndertimin e shtetit tonë.Shkolla numëron 173 nxënës me të cilët punojnë 14 - mësimdhënës, tre punëtorë teknikë dhe Drejtori i shkollës. Nxënësit tanë kanë marrë pjesë në të gjitha garat, duke filluar nga ato Komunale, Regjionale, Republikane.
Nxënësit fitues: Flamur Fehmi Kastrati,  Biondina Bashkim Kastrati,  Mentor Shaban Kastrati,
        Ditlume Bislim Kastrati dhe  Diellëza Selami Kastrati.
Më 06/05/2011 - Prishtinë
Në kuizin e diturisë të organizuar nga Komisioni i Europës dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, MASHT-it, nxënësit e shkollës sonë zunë vendin e parë në Republikën e Kosovës. Shkolla jonë posedon kushte solide për punë, prandaj nuk mungojnë edhe sukseset ne këtë drejtim, deklaron drejtori Agim Kastrati. Nga bankat e kësaj shkolle dolën kuadro të profileve të ndryshme; mësues, profesorë, mjekë, ingjinjerë, magjistra, Doktorë shkencave, oficerë ushtarakë, pilotë, etj. Ne vazhdon drejtori i shkollës Agim Kastrati, me datën 8.02.2011, u informuam nga Komisioni i Europës dhe Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, MASHT-i, se jemi shpallur shkollë PILOTE, në nivel Komunal.Pastaj kemi zhvilluar gara në nivel të regjionit të Anamoravës, me komunat; Gjilan dhe Viti. Garat janë mbajtur me 30 mars të vitit 2011 në Gjilan, ku shkolla jonë zuri vendin e parë në regjion. Nga këto gara shkolla jonë u plasua për gjysëm finale, të cilat u mbajtën në Prishtinë, të njejtën ditë janë zhvilluar edhe garat finale, me 06. 05.2011. Në garat gjysëmfinale kemi garuar me: Shkollën e Prizrenit të Mitrovicës, një shkollë nga minoritetet, pra në finale kanë marrë pjesë 8 - shkolla. Në finale shkolla jonë ka garuar me shkollën e Komunës së Shtimes ku nxënësit e shkollës sonë zunë vendin e parë në Republikën e Kosovës.


Pasë këtij suksesi të arritur kemi marrë shumë telefonata, mirënjohje nga Drejtoria Komunale e Arsimit- DKA-ja. Ndersa bashkëfshatarët tanë kanë organizuar një pritje madhështore për sukësesin e arriturë. Me buqeta të mëdha lulesh dhe nën tingujtë e muzikës ne kemi kremtuar deri në orët e herëshme të ditës së nesërme. Mërgimtarët tanë që punojnë në botën e jashtme organizuan kokëtej për të gjithë qytetarët, ndërsa nxënësve që morrën pjesë në gara i shpërblyen me dhurata modeste në para të cilat janë një inspirim dhe për gjeneratat e reja që të angazhohen më tepër ne të ardhmen. Në shkollën tonë veprojnë edhe aktivet e ndryshme: si aktivi i gjuhëtarit, shkencave të natyrës, aktivi për mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Fëmijëve, pranë shkollës sonë, pastaj aktivet kulturore; Edukatës fizike, muzikore, dhe grupi i Piktorëve. Në pyetjen tonë: Se si i kanë pritur arsimtarët, reformat shkollore drejtori z. Agim Kastrati, shtonë: Arsimtarët tanë i kanë mirëpritur dhe kanë ndjekur trajnime nga më të ndryshmet dhe janë aftësuar për zbatimin e këtyre reformave të reja shkollore, edhe pse ndihet mungesa e mjeteve të konkretizimit. Kur ne e pyetëm drejtorin, si funksionon trekëndëshi pedagogjik: Shkollë, arsimtarë dhe nxënës, ai u përgjegjë: Sa i përket bashkëpunimit të trekëndëshit; shkollë, arsimtarë dhe nxënës, lirishtë themi se këtu janë evidente edhe sukeseset e nxënësve.
Nxënësit fitues me se bashku me të gjithë shokët e shoqet e klasës së nëntë

Tek kolektivi jonë deri më sot nuk kemi vërejtur ngjyrime partiake apo gjinore. Në shkollën tonë mbahet mësimi vetëm në një ndërrim. Arsimtarët në shkollën tonë mbajnë mësimin shtuesë dhe plotësuesë. Falë bashkëpunimit të mirë që kemi me prindër ata jo që na kanë ndihmuar me punë vullnetare por na kanë ndihmuar edhe materialisht. Kurrë nuk ka ndodhur që gjatë procesit mësimor, rinia e fshatit t'na pengojë në procesin mësimor, kulturor apo sportiv. Në festat të cilat organizohen në shkollë pjesëmarrja e bashkëfshatarëve tonë është e madhe, ata na e begatojnë dhe pasurojnë pjesëmarrjen e tyre. Në këtë vitë shkollor-2010-2011, falë bashkëatdhetarëve tanë që punojnë e jetojnë në diasporë, dhe Shoqatës "FIRISHTA", me seli në Zvicër, si dhe DKA-së,. (Drejtorisë Komunale të Arsimit) kemi ndertuar një depo për lëndet djegëse. Shoqata "FIRISHTA", na ndihmoi me 1000 fr, zvicerane, ndërsa DKA-ja,me 800 Euro, për çka ju jemi shumë mirënjohës dhe u falenderohemi nga zemra, thotë Drejtori i shkollës. Unë dua që ti falenderoj të gjithë ata që kontribuan për të mirën e shkollës. Komunitetit tonë dhe Kuvendit Komunalë në DARDANE, për të gjitha ato që kanë bërë deri më tani.
Drejtori i shkollës - Agim Kastrati dhe Ramiz Dermaku (intervistuesi)

Tek kolektivi jonë deri më sot nuk kemi vërejtur ngjyrime partiake apo gjinore. Në shkollën tonë mbahet mësimi vetëm në një ndërrim. Arsimtarët në shkollën tonë mbajnë mësimin shtuesë dhe plotësuesë. Falë bashkëpunimit të mirë që kemi me prindër ata jo që na kanë ndihmuar me punë vullnetare por na kanë ndihmuar edhe materialisht. Kurrë nuk ka ndodhur që gjatë procesit mësimor, rinia e fshatit t'na pengojë në procesin mësimor, kulturor apo sportiv. Në festat të cilat organizohen në shkollë pjesëmarrja e bashkëfshatarëve tonë është e madhe, ata na e begatojnë dhe pasurojnë pjesëmarrjen e tyre. Në këtë vitë shkollor-2010-2011, falë bashkëatdhetarëve tanë që punojnë e jetojnë në diasporë, dhe Shoqatës "FIRISHTA", me seli në Zvicër, si dhe DKA-së,. (Drejtorisë Komunale të Arsimit) kemi ndertuar një depo për lëndet djegëse. Shoqata "FIRISHTA", na ndihmoi me 1000 fr, zvicerane, ndërsa DKA-ja,me 800 Euro, për çka ju jemi shumë mirënjohës dhe u falenderohemi nga zemra, thotë Drejtori i shkollës. Unë dua që ti falenderoj të gjithë ata që kontribuan për të mirën e shkollës. Komunitetit tonë dhe Kuvendit Komunalë në DARDANE, për të gjitha ato që kanë bërë deri më tani. Kërkesë e imja është që sa më parë të ndërtojmë një mur mbrojtës pasë shkollës (për shkakë se po rrëzohen pishat) dhe futjen e përroit të vogël në gypa betoni, e mbi ta, të ndërtojmë fushat e sportit. Edhe ne u ndamë nga kjo shkollë me dëshirë që kërkesat, dëshirat dhe qëllimet e tyre të realizohen sa më parë.
Në fund ia vlen të cekët me krenari se Shkolla Fillore "Avni Rrustemi" në Karaqevë të epërme, me meritat e arritura të arsimit, është shpërblyer me kup dhe me një vizit dy javore në Europë, e cila sponzorohet nga Komisioni Europës dhe MASHTI.

Reportazh: Nga Ramiz DËRMAKU / Fotot: Vedat DËRMAKU
Ky tekst është marrë nga  KOSOVARI MEDIA

No comments:

Post a Comment